Sport

Mediat italiane shkruajnë se ish-trajneri i Shqipërisë mund ta marrë drejtimin e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 28 November 2017

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane për sa i përket zëvendësuesve të Venturës në stolin e skuadrës kombëtare.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, i cili u shkarkua ditën e sotme nga skuadra spanjolle e Alavesh.

Italiani është një nga kandidatura e mundshme për të marrë drejtimin e Italisë. Në listën e gjatë bëjnë pjesë edhe emrat e Mancinit dhe Montellës.

-Advertisement-

Në rast së De Biasi do të emërohet si trajner i ekipit kombëtar të vendit të tij, ai do të marrë si ndihmës pikërisht Paolo Tramexanin, që aktualisht është i papunë pas shkarkimit nga skuadra zvicerane e Sionit.

De Biasi ishte kandidat për të marrë Italinë edhe kohë më parë, por në fund drejtuesit e FIGC zgjodhën Venturën, i cili rezultoi një dështim duke i lënë jashtë Kampionatit Botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera