Sport

Mediat e Lituanisë: Pallati i Rinisë dhe Sporteve duket si fushë e një gjimnazi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 23 Nëntor 2017

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duket si një shkollë për gazetarin nga Lituania, Martynas Suslaviciues, i cili është i pranishëm në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte i befasuar nga pamjet në palestër, ku ekipi i Kosovës ishte duke stërvitur në praninë e disa punëtorëve të cilët ishin duke vendosur logot e FIBA-s.

Gazetari nga Lituania, pëlqen Prishtinën si vend, por edhe ky e ka vërejtur se mungojnë kushtet e mira për sportistët.

-Advertisement-

“Të premten, ekipi i basketbollit të Lituanisë do të luaj më shumë në një gjimnaz të shkollës se sa në një vend ku ata janë mësuar”, ka shkruar gazetari Martynas në mediat e Lituanisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”, zhvillohet nesër nga ora 19:00.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy