Lajme

Media spanjolle: Shqipëria një nga thesaret më të mira të fshehura

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 03 August 2024

Vera është sinonim i diellit, motit ideal, ndjesive të mira dhe dëshirës për të vizituar destinacione të reja

Ky është përshkrimi me të cilin nis një artikull i botuar në të përditshmen spanjolle “Cuentas Claras”, por që shkon më tej duke bërë disa rekomandime e që përfshijnë edhe vendin tonë, pasi siç thekson “i ka të gjitha”.

“Prandaj, nëse po planifikoni pushimet tuaja dhe po kërkoni vende të lira për të udhëtuar në Evropë këtë verë, ne ju sugjerojmë destinacionet më të mira për aventurën tuaj të ardhshme. Evropa ofron një sërë destinacionesh që përveçse janë të përballueshme do t’ju lejojnë të shijoni peizazhet e ëndrrave, gastronominë e pasur dhe një histori kulturore të pakrahasueshme.”

-Advertisement-

“Cuentas Claras” ka renditur tetë vendet më të përballueshme për të udhëtuar në verën e këtij viti e mes tyre përfshihet edhe Shqipëria. Mes të tjera vendeve janë dhe Kroacia, Rumania, Bullgaria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera