Lajme

Media serbe: Dayton 2 për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 16 August 2018

Një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të arrihej zgjidhja për çështjen e Kosovës, do të mund të ishte e vetmja dalje nga situata në të cilën janë gjendur Serbia e Kosova pas më shumë se shtatë vjet negociatash me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, shkruan sot gazeta e Beogradit “novosti”.

Sipas këtij mediumi, transmeton Koha.net, pasi në dialogun e Brukselit në horizont nuk po shihet asnjë epilog i pranueshëm për të dy palët, në tavolinën e bisedimeve do të mund të uleshin disa fuqi mëdha në mënyrë që ky proces të përfundojë me marrëveshje.

Ministri në Qeverinë serbe Rasim Lajiq, i cili edhe vjet kishte propozuar konferencë ndërkombëtare, ka thënë për këtë gazetë se edhe më tej mendon se ky takim i vendeve më të rëndësishme të botës është i nevojshëm në fazën finale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

-Advertisement-

“Para këtij takimi është i domosdoshëm presioni i balancuar i BE-së dhe i SHBA-ës i cili deri më tash ka qenë i fokusuar kryesisht ndaj Beogradit. Mungesa e vullnetit politik nga ana e Prishtinës kërkon një qasje tjetër të bashkësisë ndërkombëtare e cila duhet të dërgojë mesazh të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje të përhershme e të qëndrueshme nëse njëra palë fiton të gjitha e pala tjetër asgjë. Mendoj se zgjidhja sui generis mund të gjendet në një konferencë të tipit “Dayhon2”, ka thënë Lajiq.

Idenë e konferencës ndërkombëtare për Kosovën e ka paraqitur që në vitin 2011 edhe profesori i Dragolub Miçunoviq (DS), përcjell Koha.net, duke menduar se ajo është zgjidhja e vetme për problemin e Kosovës.

Sipas tij, në një takim të tillë duhet të përfaqësohen serbët e shqiptarët si dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe që duhet të qëndrojnë prapa marrëveshjes së arritur.

Aleksandar Gajiq nga Instituti për studime evropiane thotë se me formatin ku BE-ja është ndërmjetës në dialog, është e qartë se nuk do të arrihet zgjidhja përfundimtare, ndërsa shikuar në planin afatgjatë, është e mundur që kjo çështje të kthehet nën përkujdesjen e KB-së .

“Nuk përjashtohet ndonjë konferencë ndërkombëtare që do të zhvillohej në kuadër të Rezolutës 1244 e që do ta inicionte Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe në të cilën do të merrnin pjesë anëtarët e përhershëm të këtij trupi. SHBA-ja dhe sponsorët tjerë të pavarësisë së Kosovës fillimisht do të ishin kundër kësaj kornize, por nëse vërehet se me ndërmjetësim të BE-së nuk ka rezultate, dhe, nëse ndodh ndërprerja e përkohshme e negociatave, gjë që nuk është dhe jo reale, kjo iniciativë do të tregohej rrugëdalja e vetme”, ka thënë Gajiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera