Sport

Media nga Azerbajxhani: Zhegrova për 16 minuta, tregoi më shumë se lojtari ynë në gjithë sezonin

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 22 November 2018

Kombëtarja e Azerbajxhanit ka qenë cak i shumë kritikave nga mediet atje pas humbjes së thellë 4:0 nga Kosova në Prishtinë.

‘Dardanët’ me një fitore spektakolare ndaj Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka siguruar promovimin në Ligën C, e po ashtu ka siguruar edhe Play Offin që dërgon në Kampionatin Evropian.

Media ‘azerisport’ ka dalë me një raport duke vlerësuar lojtarët e Azerbajxhanit për paraqitjen në Kosovë.

-Advertisement-

Në vlerësimin që i kanë bërë sulmuesit Mahir Madatov, ata nuk kanë toleruar aspak paraqitjen e tij ndaj Kosovës, duke i bërë një krahasim me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

“Mahir Madatov: 0.5. Nëse do të kishim vlerësim më të ulët, Madatov sigurisht që do ta meritonte atë”, shkruan media nga Azerbajxhani.

“Në minutën e 74-të të ndeshjes, kosovari Edon Zhegrova hyri në fushë dhe për 16 minuta, ai tregoi më shumë se Madatov në gjithë sezonin. Kjo është ajo që e bën një lojtar premtues, dhe jo një gol në vit”, shkruan tutje ky medium.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera