Me zotimin për të mbrojtur demokracinë, Presidenti Biden sulmon ashpër paraardhësin e tij
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 29 September 2023
Presidenti amerikan Joe Biden intensifikoi të enjten sulmet ndaj ish-Presidentit Donald Trump, duke bërë deklaratën e fortë se ish-presidenti dhe kandidati kryesues republikan përbën një rrezik ekzistencial për vlerat dhe institucionet demokratike të vendit.
Është kritika më e fortë deri më tani nga Presidenti Joe Biden drejtuar pararendësit të tij, Donald Trump, me të cilin duket se do të përballet sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
“Trump-i thotë se Kushtetuta i jep, sipas tij, të drejtën të bëjë çfarë të dojë si president. Nuk kam dëgjuar kurrë ndonjë president ta thotë këtë qoftë edhe si me shaka. Nuk udhëhiqet nga Kushtetuta, apo shërbimi i përbashkët dhe respekti për bashkëqytetarët tanë amerikanë, por nga hakmarrja dhe shpagimi”, tha Presidenti Biden.
Megjithë katër procese gjyqësore, zoti Trump vazhdon të jetë kandidati kryesues për votimin paraprak brenda Partisë Republikane.
“Fakti është se po shqetësohem ngaqë patëm një anketim këtë javë me shifra shumë të larta. Dhe thashë, ‘ja ku po vijnë akuza të tjera tani’. Çdo herë që dalin anketimet, mua më ngrenë akuza”, tha ish-Presidenti Trump.
Ndërsa përgatitet për fushatën elektorale për rizgjedhjen e tij, Presidenti Biden përsëriti paralajmërimin për rrezikun ndaj demokracisë nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.
“Po ndodh diçka e rrezikshme tani në Amerikë. Ekziston një lëvizje ekstremiste që nuk ka të njëjtat vlera themelore për demokracinë tonë”, tha Presidenti Biden.
Ky ishte fjalimi i katërt i Presidentit Biden ku theksohet rreziku i mohimit të zgjedhjeve dhe dhunës politike që rrezikon vendin, që kur mijëra mbështetës të ish-Presidentit Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021, me synim përmbysjen e fitores në zgjedhje të Presidentit Biden.
“Është një çështje për të cilën baza e tij, demokratët, janë tepër të interesuar. Është mënyra për të shënuar një vijë dalluese tepër të dukshme mes tij dhe rivalit të pritshëm, Donald Trump-it. Dhe mendoj se në thelb i dha Biden-it diçka pozitive për të folur, për vetë historikun e tij, për të balancuar kështu çështjen e ekonomisë, me të cilën deri më tani ka historik të përzier”, thotë Chris Jackson, nga firma e anketimeve “Ipsos”.
Përgjithësisht për shkak të shqetësimeve të amerikanëve për mënyrën se si Presidenti Biden ka menaxhuar ekonominë, anketime të ndryshme tregojnë se niveli i mbështetjes për të ka mbetur nën 50% që nga gushti 2021.
Presidenti Biden po përballet gjithashtu edhe me hetime nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që synojnë shkarkimin e tij, bazuar në akuzat për korrupsion në lidhje me aktivitetin sipërmarrës të djalit të tij. Shtëpia e Bardhë mohon të ketë patur shkelje dhe e konsideron hetimin të motivuar politikisht./VOA
Të tjera
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...