Sport

“Më vjen shumë keq për Pogba”, Deschamps: E ardhmja e tij në kombëtare? Nuk di çfarë të them

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 11 October 2023

Analizat e dytë rezultuan njësoj si të parat dhe faktuan që Paul Pogba ka përdorur doping, më saktë testosteron. Mesfushori pritet të marrë një pezullim me afat të gjatë, edhe pse do të tentojë deri në fund të provojë pafajësinë e pretenduar.

Gjithsesi, deri në atë moment, lojtari i Juventus duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës. Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli për herë të parë në lidhje me situatën e komplikuar ku gjendet Pogba dhe theksoi se nuk mund ta parashikojë se çfarë do të rezervojë e ardhmja për 30-vjeçarin.

“Allegri është shumë i mërzitur për Pogba, ashtu jam edhe unë. Gjërat kanë shkuar keq për të së fundmi. Është në mes të një situate shumë të komplikuar, por do të kërkojë që ta mbrojë veten. Bëhet fjalë për një procedurë të gjatë. Nuk e di çfarë rezervon e ardhmja për të, por është shumë e trishtë ajo që po i ndodh Pogbas.

-Advertisement-

Nuk mund të dal këtu dhe të mbaj një qëndrim kategorik, duhet kohë. Unë shpresoj që Pogba të rigjejë sërish buzëqeshjen, dhe të rikthehet sërish në fushë. Edhe pse do të duhet shumë kohë”, u shpreh Deschamps.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera