Lajme

Me video dhe me zë, Rexhep Xhemaili nga Bujanoci: Do t’ia heq kokën Zana Avdiut

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 06 December 2022

Vazhdojnë kërcënimet ndaj aktivistes Zana Avdiu.

I radhës është Rexhep Xhemaili nga Bujanoci. Ky i fundit, përmes një videoje ka kërcënuar Avdiun duke thënë se një ditë apo tjetrën do të takohet me të.

Madje, ndër të tjerash ai ka deklaruar që do t’ia heqë kokën.

-Advertisement-

Këtë e konfirmoi avokati i Avdiut, Arianit Koci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se i njëjti mbrëmë konfirmoi se aktivistja për shkak të kritikës ndaj gjestit të Xhakës kishte pranuar mijëra kërcënime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera