Lajme

“Më therri mua me thikë pastaj mbyti vajzën”, e mbijetuara rrëfen ngjarjen ku babai vrau vajzën

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 09 May 2023

Tefta Malja është shqiptarja që ka mbetur e plagosur nga sulmi i bashkëshortit të saj, i cili kishte vrarë me thikë kuzhine vajzën e tyre 16 vjeçare dhe një shtetas tjetër Italian.

Në lidhje me detajet se si ka ndodhur ngjarja, për mediat shqiptare është rrëfyer e mbijetuara e ngjarjes.

A është në punë?
Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

-Advertisement-

Sa herë ju goditi?

Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

Po vajza?

Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

Ke prova dhe fakte?
Po

A ju mbrojti vajza?
Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

Pse kishin kamera në shtëpi?
Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera