Rozë

“Më thanë që është tenist spanjoll”…, e dashura e “yllit” të Romës tregon si e “gënjyen” miqtë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 04 October 2022

Oriana Sabatini është një “yll” i vërtetë në Argjentinë, ku së fundmi është rikthyer për të promovuar këngën e saj më të fundit “Sola”. “Do të doja të bëja një disk në të ardhmen”, zbuloi gjatë programit “La Peña de Morfi” e dashura e Paulo Dybalas, e cila kujtoi një detaj mjaft interesant nga koha kur u takua me sulmuesin e Romës. “Miqtë e mi më thanë se ai ishte një tenist spanjoll,” rrëfeu bukuroshja latino-amerikane.

Oriana ka fluturuar drejt Argjentinës (ajo dhe Dybala u vendosën në një vilë ekstra luksoze në pronësi të Diawara) për të xhiruar videoklipin e këngës së saj të fundit.

“Vendi ynë është një nga destinacionet më të bukura që ekziston. Të gjithë thonë se San Juan është i bukur, se ka peizazhe të pabesueshme dhe m’u duk një ide e mrekullueshme për të përfituar nga bukuritë e vendit tonë.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera