Lajme

Më shumë se 40 të vdekur, çfarë simboli ka festivali që shkaktoi dhjetëra viktima në Izrael?

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 30 April 2021

Nga shpërthimi i një paniku masiv gjatë festimeve të festës fetare “Lag-BaOmer” në Meron, Izrael, humbën jetën dhjetëra vetë. Forcat e shpëtimit kanë raportuar për 44 viktima, më shumë se 100 persona u plagosën, shumë prej tyre janë me rrezik jete.

Organizata humanitare, David Adom, (MDA) bëri fjalë për një “katastrofë të pashembullt”. Një zëdhënës i shërbimit të shpejtë të shpëtimit, Zaka tha: “Jam më shumë se 20 vjet në shërbimin e shpëtimit, këtë nuk e kam parë kurrë.”

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, u shpreh, se ai i ndjek raportimet nga Meron dhe lutet për shërimin e të plagosurve. Edhe kryeministri i vendit, Benjamin Netanjahu, u shpreh i tronditur.

-Advertisement-

Në videot në mediat sociale shihet si njerëzit para katastrofës festojnë shumë afër njëri-tjetrit, kërcejnë e këndojnë. Sipas policisë, paniku shpërtheu, pasi disa njerëz rrëshqitën nga një mbajtëse me anë metalike. Njerëzit që festonin ranë e shtypën njëri-tjetrin.

Reklamë

Dëshmitarët akuzuan policinë, se i kishte lënë njerëzit brenda në zonën e rrethuar, megjithëse ajo ishte e tejmbushur. Pas panikut, u tha se ata nuk i hapën shpejt të gjitha daljet nga zona e festimit. Më shumë se 5000 trupa ishin prezent për të siguruar festimet.

Po çfarë është ky festival?

Lag BaOmer është një festë që kujton kryengritjen hebreje kundër pushtuesve romakë në vitet 132-135.

Festivali Lag B’Omer shënon përvjetorin e vdekjes së një rabini me ndikim që vdiq rreth 19 shekuj më parë.

Rabini Shimon Bar Yochai ishte një i mençur dhe dijetar i shekullit II, të cilin shumë njerëz e konsiderojnë se është autori i Zohar, veprës që shërben si tekst themelor në misticizmin hebre.

Çdo vit, hebrenjtë ortodoksë udhëtojnë në një numër të madh në qytetin Meron dhe festojnë duke ndezur zjarre dhe duke kënduar e vallëzuar në malin Meron, ku besohet të jetë varrosur rabini, deri në orët e para të mëngjesit.

Prindërit sjellin djemtë, të cilët kanë arritur moshën 3-vjeçare në varrin e Shimon Bar Yochai, për prerjen e tyre të parë.

Festivali u shkurtua kryesisht vitin e kaluar, për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Pavarësisht thirrjeve nga Ministria izraelite e Shëndetësisë që këshillojnë njerëzit të mos vijnë, turma të mëdha ende u dyndën në Meron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera