Lajme

Më shumë se 1 muaj nga zjarri në IML, ende s’ka nisur rinovimi

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 30 December 2023

Dëmet që u shkaktuan nga zjarri janë akoma lehtësisht të verejtshme.

Si jashtë, ashtu edhe nga brenda, dy zyret që u përfshin nga flakët në 21 nëntorin e këtij viti në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë krejtësisht të shkatërruara.

E që atëherë, asnjë punë nuk ka filluar për sanimin e këtyre dëmeve, ani pse puna po vazhdon normalisht.

-Advertisement-

Ditor Haliti, UD i drejtorit në IML

“Ende nuk kemi filluar me rinovimin, për shkak se vlerësimi I dëmeve është një process më kompleks për faktin se është hera e dytë dhe është konsideruar se duhet të bëhet një ekip që bën vlerësimin e sigurisë më thellësisht, është kriju ekip nga UP në bashkëpunim me IML, ideja është që sapo ky komision të kryejë punën do ta përpilojnë një raport dhe në bazë të tyre do të kryhet një projekt në bshkëpunim me MD në mënyrë që të kemi një rinovim që plotëson standarted dhe mos të na përsëritet më”.

Haliti tregon edhe demet konkrete qe u shkaktuan nga djegia e inventarit dhe dokumentacionit që gjendej në ato zyre.

Ditor Haliti, UD i drejtorit në IML

“sa i përket dokumentacionit, një pjesë e tyre është e ruajtuar edhe nëpër server, ndërkaq inventari është djegur tërësisht, sa i përket mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockave të gishtit të Isa Boletinit, ato nuk ndikojnë në punën tonë pasi ishin dhuratë personale për dr, Arsimin”.

E se rasti është akoma në hetime, përmes një përgjigje me shkrim e thone nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Rasti akoma nuk ka përfunduar, me të mbaruar të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim, ku do të informoheni tutje më shumë për këtë çështje”.

Por, se kur duhet të fillojnë punimet aty duke u bazuar në ligjin e buxhetit të vitit 2024-tës e thotë juristi, Ardian Bajraktari.

Ardian Bajraktari, jurist

“Në ligjin e buxhetit të vitit 2024 janë të parapara mjete për vlerë 150 mijë për rinovim të objektit, MD në fillim të vitit duhet të fillojë rinovimin e objektit…”.

Instituti i Mjekësisë Ligjore brenda vitit 2023 është kapluar dy herë nga zjarri./t7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera