Lajme

Me shkopi të sëpatave, rrahën mes vete dy familje në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 22 May 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prizren, pas një mosmarrëveshje janë rrahur dy familje në Prizren.

Nga ky rast janë dërguar në mbajtje 3 persona, shkruan gazeta inFokus.

Në përleshje kanë qenë të përfshirë 5 meshkuj kosovarë, e njëri nga ta ka përfunduar me lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Policia po ashtu ka njoftuar se ka konfiskuar 2 shkopinj të sëpatave.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj. Si pasoj e rrahjes, viktima mashkull ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera