Rozë

Me “selfie” para pasqyrës, Dua “nxit” imagjinatën me linjat

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 10 September 2020

Teksa familja e saj po shijojnë pushimet në Shqipëri, Dua Lipa po vazhdon aktivitet e saj në Amerikë.

Bukuroshja shqiptare e cila prej kohësh ka filluar bashkëjetesën me të dashurin e saj, Anëar Hadid po punon së fundi për projekte të reja, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Por, herë pas here 25 vjeçarja e freskon Instagramin e saj me imazhe të reja në të cilat përherë shfaqet me stil, unike dhe joshëse.

Një gjë të tillë mund ta themi edhe për imazhet që solli së fundi, me “selfie” para pasqyrës, artistja kosovare me famë botërore u paraqit në një fustan të shkurtër shumë ngjyrësh.

E veçantë dhe joshëse dukej Dua dhe në paraqitjen e radhës, ndërsa mori komente të shumta nga fansat e saj nga e gjithë bota.

Ndryshe, theksojmë që së fundi Dua po shijon suksesin e këngës “Club Future Nostalgia” në bashkëpunim me The blessed Madonna, që u rendit e para në “Billboard”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera