Lajme

Me sa vota mund të bëhesh deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 December 2024

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një llogaritje se sa vota duhet të ketë një kandidat për deputet që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij pas bisedave të shumta edhe vetë disa deputetë mendojnë që duhet të kenë mbi 10 mijë vota e disa të tjerë më pak.

Ai ka bërë një matje dhe një llogaritje duke përfshirë disa parametra si daljen në zgjedhje dhe numrin e votuesve, pastrimin e votave dhe llogarinë proporcionale.

-Advertisement-

Kjo është llogaritja që ka bërë Muharremi:

Me sa vota bëhesh Deputet në Zgjedhjet e 9 shkurtit?

Kemi pasur biseda dhe pyetje në shumë grupe të ndryshme se me sa vota bëhesh deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Disa mendojnë që duhen 10,000 vota e disa tjerë më pak. Për me kuptu saktësisht, duhemi me i marrë parasyesh disa paramentra.

Paramentri 1: Dalja në zgjedhje dhe numri i votuesevë. Kjo është puna më e vështirë që me ditë e natë po punojmë me arritë tek një konkluzion kredibil por nuk është shumë e mundshëm. Përkundër integrimit të shumë indikatorëve në algoritmin e vendim-marrjes, përsëri nuk mundemi me siguri me thënë sa do të jetë dalja. Në fakt mund të jetë gjithcka mes 680,000 e deri te 950,000. Nga indikatorët historik të daljes, kemi një përqindje rreth 47% prej vitit 2001 deri vitin 2021 (të gjitha zgjedhjet). E mesatarja më kredibile e 10 viteve të fundit është rreth 44%. Nga kjo del se do i kemi rreth 911,227 votues, por nuk është shumë kredibile kjo. Andaj, kushtimisht, nëse i vendosim një minimale dhe një maksimale, atëhërë duhet të kërkojmë një vlerë mes 750k dhe 850k. Një mik i imi i ditur me këto punë, në këtë studim dhe kontekst, ka përcaktuar vlerën 830,000. Duhet të merret me rezerva se shumë mendojnë që do të ketë rreth 750,000 votues. Në fakt askush nuk e di. Për shkak të ushtrimit po marrim vlerën 830k.

Paramentri 2: Pastrimi i Votave

Këtu duhet të pastojmë nga totali i votave, votat qe pakicave që kanë ulëset e rezervaura. Psh nëse partitë e pakicave kanë marrur 80,000 vota, kjo nënkupton që kemi 750,000 vota të partive shqiptare.

Paramentri 3: Llogaria Proporcionale

750,000 votat e partive shqiptare duhet të ndahen proporcionalisht për 100 ulëset e mbetura në Kuvendin e Kosovës (100 të votuara + 20 të rezervaura = 120 total).  Numrin 750,000 duhet me nda apo me pjestu me 100 ulëse dhe kjo na jep vlerën 7,500 vota për një deputet. E me ketë formulë mbase mundemi në bazë të vlerësimit për pjesëmarrje në zgjedhje me kuptu sa është pragu i të bërit deputet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera