Lajme

Me raki në dorë – Del një video e vrasësit të ish-gruas së tij

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 30 November 2022

Sokol Haliti, nga Komuna e Shtimes, por me vendbanim në Gjermani, tronditi Kosovën mbrëmjen e së mërkurës, ku para Klinikës së Gjinekologjisë, vrau me dy plumba ish-gruan e tij.

Ky krim makabër i tij, ngjalli dhimbje dhe trishtim në shoqërinë kosovare.

Derisa Policia e Kosovës është në kërkim të Sokol Halitit, në rrjete sociale po qarkullojnë video të publikuara kohë më parë nga ai në rrjete sociale.

-Advertisement-

Një e tillë e realizuar me 31 dhjetor të vitit 2020, shihet ai me alkool teksa feston ndërrimin e moteve në qytetin e Mynhenit të Gjermanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera