Lajme

Më pak aksidente në shtatëmujorin e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të 2023-tës

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 06 August 2024

Aksidentet fatale të ndodhura në shtatëmujorin e parë të këtij viti, kanë shënuar ulje në krahasim me periudhën  e njëjtë të vitit të kaluar.

Aksidente të kësaj natyre deri në korrik të 2023-tës kanë ndodhur 18, ndërsa deri në korrik të 2024-tës 11, që nënkupton shtatë më pak.

Ulje kanë shënuar edhe aksidentet e rezultuara me lëndime, ose me dëme, gjatë periudhës së lartpërmendur.

-Advertisement-

981 aksidente me lëndime ndodhën nga fillimi i 2023-tës deri në muajin korrik të atij viti, ndërsa në periudhën e njëjtë të 2024-tës – 873. Kjo nënkupton 108 aksidente më pak.

Pa të lënduar por me dëme materiale, ndodhën 1 mijë e 626 aksidente gjatë periudhës janar-korrik 2023, ndërsa në shtatëmujorin e pare sivjet u shënuan 1 mijë e 560 sosh. Kjo nënkupton 66 aksidente më pak.

Totali i aksidenteve, gjatë shtatëmujorit të parë të vitit të kaluar është 2 mijë e 626, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti 2 mijë e 444. Kjo nënkupton 182 aksidente më pak.

Ndonëse numri i aksidenteve shënoi ulje, njëjtë nuk ndodhi edhe me tiketat e shqiptuara.

Të dhënat e policisë tregojnë se nga janari deri në korrik të 2023-tës u shqiptuan 51 mijë e 92 gjoba trafiku, ndërsa në shtatëmujorin e këtij viti, 69 mijë e 79.

Kjo shifër lë të kuptohet se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar u shqiptuan 17 mijë e 987 gjoba më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera