Rozë

Me origjnë palestineze, Gigi Hadid reagon për luftën: Sulmet e Hamasit po terrorizojnë njerëz të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 11 October 2023

Modelja Gigi Hadid ka thyer heshtjen në lidhje me sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, që ka shkaktuar deri më tani të paktën 2100 viktima.

Supermodelja me origjinë palestineze tha se dënonte “terrorizimin e njerëzve të pafajshëm”nën lëvizjen e “Palestinës së Lirë”.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë që jetë të pafajshme merren nga ky konflikt shumë prej të cilëve janë fëmijë.

-Advertisement-

Kam ndjeshmëri të thellë dhe jam zemërthyer për luftën palestineze dhe jetën nën okupim, është një përgjegjësi që e mbaj çdo ditë.

Unë gjithashtu ndiej një përgjegjësi ndaj miqve të mi hebrenj për ta bërë të qartë, siç e kam bërë më parë: Ndërsa kam shpresa dhe ëndrra për palestinezët, asnjëra prej tyre nuk përfshin dëmin e një personi hebre”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram ndër të tjera.

Si Gigi ashtu edhe motra supermodelja Bella Hadid janë të zëshme në mbështetjen e tyre për kauzën palestineze dhe kanë marrë pjesë në marshime dhe demonstrata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera