Lajme

Me numrin 12-të, Ganimete Musliu përsëri një prej kandidateve të forta të PDK-së për deputete

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 11 December 2024

Një nga deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka hyrë sërish garës për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka marrë numrin 12, në listën kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në mandatin aktual si deputete, Musliu mban një prej pozitave më të rëndësishme të të komisioneve parlamentare.

-Advertisement-

Ajo është kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës. Musliu ka drejtuar komisionin parlamentar që mbikëqyr AKI-në, në një kohë kur Kosova është përballur me sfida të mëdha në fushën e sigurisë.

Musliu përgjatë mandatit të saj, mbahet mend për përballjet e forta me kryeministrin Albin Kurti. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera