Lajme

Më në fund u zbulua lidhja me njeriun: Shkencëtarët gjejnë majmunin 12 milionë vjeçar në zemër të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 07 November 2019

Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një paraardhës në Evropë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish.

Ekipi, i udhëhequr nga Madelaine Boehme, nga Universiteti i Tuebingen në Gjermani, botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, që sugjeron se një paraardhës i mundshëm i njerëzve dhe majmunëve ishte në gjendje të lëvizte në dy këmbë, pothuajse 12 milionë vjet më parë.

“Ky është një moment i madh në paleontologji dhe një zhvendosje paradigme”, theksoi Boehme.

-Advertisement-

Zbulimi vë në pikëpyetje teorinë e mëparshme të evolucionit të majmunëve dhe njerëzve.

Midis viteve 2015 dhe 2018, ekipi zbuloi fosilet e një qenieje të panjohur më parë në një rrjedhë të një gropë balte në shtetin gjerman të Bavarisë.

Kjo qenie, e quajtur Danuvius, jetoi 11,62 milionë vjet më parë e ndoshta ishte edhe në gjendje të ngjitej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera