Lajme

Më në fund SHSKUK furnizohet më ilaçin Remdesivir

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 15 September 2021

Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më ilaçin Remdesivir.

Kjo pasi që për herë të parë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me këtë ilaç, shkruan Gazeta Infokus.

Ky ilaç përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.

-Advertisement-

Kështu ka njoftuar SHSKUK përmes një njoftimi për media.

“Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë”, thuhet në njoftim.

MShH ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera