Sport

Më në fund një lajm i mirë për Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 30 November 2018

Pas aspak të mirë për lëndimin e Alexis Sanchez, Jose Mourinho u ka dhënë një lajm të mirë tifozëve të Manchester United.

Trajneri portugez në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se David de Gea, dëshiron të qëndrojë në ‘Old Traffrod’.

Portieri spanjoll është në përfundim të kontratës me ‘Djajtë e Kuq’, dhe e ardhmja e tij ka qenë pjesë e spekulimeve në mediet sportive.

-Advertisement-

“Ai është në nivelin e lojtarëve që ne kemi nevojë, ne kemi nevojë për lojtarët më të mirë në botë. Ne kemi portierin më të mirë në botë. Sigurisht që trajneri dëshiron që ai të qëndrojë, bordi po ashtu, por edhe David dëshiron të qëndrojë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Ka mbetur vetëm arritja e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës. Ndjenja ime është që do të përfundojë mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera