“Me mua jo kështu”, “shenjë s’ia ke lanë”, Hoti i ashpër me Muratin në Komisionin për Buxhet
Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 23 Shkurt 2024
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, derisa ky i fundit po raportonte në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, lidhur me borxhin publik për vitin paraprak.
Mospajtimet e tyre filluan kur Murati tha se që nga viti 2020 ka pasur rënie të vazhdueshme të borxhit publik, raporton Express.
“Që nga viti 2020 e knej pra ka pas rënie të vazhdueshme të borxhit publik…por vitin e fundit ka pas rënie sidomos”, tha Murati.
Me këtë nuk u pajtua Hoti, i cili tha se puna e Muratit në borxhin publik, “s’ia ka lënë shenjë vendit”.
“Kur më thu ti e kemi mirëmbajtë nivelin më të ulët të borxhit në regjion edhe ma gjërë, unë në bazë të shifrave po të them që shenjë s’ia ke lanë…Pra nuk e ke ul borxhin publik, e ke mirëmbajtë një praktikë të mirë të etabluar nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë, FMN’ja në veçanti”, tha Hoti.
“Puna jote në borxhin publik, shenjë s’ia ka lanë këtij vendi. Kurgjë s’ke bë”, deklaroi më tej Hoti.
Gjatë diskutimit më pas kur Hoti e pyeti Muratin se pse nuk është bërë vlerësimi kreditor dhe kur Murati filloi t’i përgjigjej, Hoti i është drejtuar disa herë Muratit me fjalët “Le ironinë me mu”, “Me mua, jo kështu”.
“Kaniherë është burrni, është korrektësi me i pranu çka nuk keni mbërri me ba dhe çka duhet me ba më tutje. Thuju njerëzve s’kemi mbërri me ba, i kemi pas këto arsye…”, ka thënë Hoti.
“Shkove t’i nuk je më ministër, është fundi”, përplasje mes Hotit e Muratit

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























