Më mirë në gjuhë angleze se sa në shqip, rezultatet e nxënësve në Testin e Arritshmërisë
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 09 July 2022
Nxënës të shumtë në vend javë më parë u testuan në kuadër të testit të njohur si i ai i Arritishmërisë.Pavarësisht se ndër vite pati vërejtje të shumta lidhur me procesin e mbarëvajtjes së këtij testi, procedura vazhdon të jetë e njëjtë.
I ndarë në dy pjesë, ky Test i Arritshmërisë nxori në pah edhe arritjet e shumë nxënësve.Pavarësisht se pyetjet kishin të bënin me zhvillueshmërinë mësimore ndër vite, këta të fundit suksesin nuk e patën të kënaqshëm.
Madje përqindja e kalueshmërisë së përgjithshme ishte pak mbi 50 për qind.Lidhur me gjithë këtë, lajmi.net ka kontaktuar ministrinë e Arsimit, nga ku është theksuar se edhe sivjet në testin e Arritshmërisë janë evidentuar disa probleme, në kuadër të qendrave të testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
“Problemet e evidentuara gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë: Mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e qendrave të testimit, vonesa të administruesve në disa qendra të testimit si dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”, u tha në përgjigjen e ministrisë.Por ishte pikërisht problemi i përdorimit të telefonave celular nga ana e nxënësve që edhe këtë vit nxori në pah se sa ishin të përgatitur këta të fundit.
Në rrjetet sociale, sidomos në atë të Facebook-ut grupe të shumta ishin krijuar, vetëm e vetëm për të publikuar fotografitë e testeve në mënyrë që përgjigjet t’i kenë të gatshme nga jashtë.Kjo formë e kopjimit në testime bëri që çdo vit kjo mënyrë e testimit të mos rezultojë e suksesshme.
E lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se janë marrë masat adekuate ndaj dy administruesve.“Lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit do t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit”, u tha nga ministria.
Ndërsa sa i përket arritshmërisë në këto teste, në pjesën e parë arritshmëria ishte me rezultate të ngjashme nëpër lëndë, por më së tepërmi pikë nxënësit kishin pasur në gjuhën angleze.
Madje përqindja ishte më e lartë sesa në gjuhën shqipe.Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi:
57.5 74.1 42.1 50.5 54.4Kurse arritshmëria në pjesën e dytë të testit ishte kësisoj:
Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi, Biologji:46.8 52.1 45 41.3 51.2 47.1
Arritshmëria mesatare e testit në kuadër të gjithë Kosovë ishte saktësisht : 50.75 për qind.E nga ministria përkatëse nuk kanë dashur të përgjigjen nëse ekziston mundësia që ndër vite kjo mënyrë e testimit të largohet.
Këta të fundit nuk janë përgjigjur fare në atë se çfarë parashihet të bëhet në këtë kuadro, në mënyrë që rezultati i nxënësve të mos jetë i varur vetëm nga këto dy testime.E shpërndarja e këtyre testeve në rrjetet sociale, e ka bërë edhe më pak të besueshëm rezultatin final.
Reagime të shumta ka patur edhe nga profesorë, e njohës të çështjeve të arsimit të cilët kanë kërkuar ose të rregullohet kjo formë e testimit apo të ketë më tepër kontrolle në mënyrën se si realizohet ai.Deri në një vendim krejtësisht ndryshe nga ky, nxënësit maturantë do të vazhdojnë të jenë të obliguar të jenë pjesë e këtyre testeve në mënyrë që më pas të vendosin nëse do t’u futen studimeve universitare apo jo.
Të tjera
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...