Fokus

Me mësimdhënës në grevë, shkollat e komunës së Podujevës të udhëhequr nga Vetëvendosje nisin mësimin

Autori: Samire Jaha 10:22 | 05 September 2022

Mësimi në shkollat e Podujevës, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka filluar dhe greva nuk po mbahet. Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus, drejtori i arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu.

Madje Fetahu, shtoi se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat pa përjashtim, ani pse konfirmoi se një pjesë e mësimdhënësve ende vazhdojnë të jenë në grevë megjithatë sipas tij mësimi ka filluar, dhe pritet të shihet se si është gjendja në terren gjatë ditës.

“Në e komunën e Podujevës me orar të rregullt ka filluar procesi mësimor edhe ka filluar shpërndarja e librave jo në masë të konsiderueshme, një numër i mësimdhënësve që në javën e kalume kanë qenë që kanë mbajt orë është rritur ky numër që kanë vullnet për të mbajtur procesin mësimor mirëpo prej orës 09:00 kur kanë ardh mësimdhënësit tjerë që kanë vendos me ju bashkangjitur grevës, ky numër është në përqindje 80% edhe pse raportet presim që së shpejti me na ardh me e pa qysh është gjendja reale në teren. Të gjitha kanë filluar ndërkohë mirëpo më pjesëmarrje të konsiderueshme të nxënësve mirëpo jo edhe me pjesëmarrje shumë të madhe të mësimdhënësve“, ka deklaruar Fetahu për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe, fillimin e mësimit e kishte paralajmëruar edhe shkolla SHFMU “Naim Frashëri”, në Podujevë.

Në njoftimin e tyre thuhet se duhet të reflektojnë të gjithë dhe të minimizojnë humbjet që shkaktohen nga greva tek nxënësit.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar në arsim dhe në konsultim me DKA-Podujevë ftojmë të gjithë prindërit që nga data 05.09.2022 (e hënë) t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë për t’u pajisur me tekstet shkollore të cilat do të ndahen në të gjitha shkollat dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor. Vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Të dielën (4 shtator), është mbajtur një takim i përbashkët në mes të katër kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, takim ky për të cilin pati shumë reagime e madje po i kauzojnë se po ushtrojnë presion ndaj mësimdhënësve që të ndalin grevën e të fillojnë mësimin.

Në këtë takim të përbashkët të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, dhe kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, njëzëri me Minsitrinë e Arsimit kanë bërë thirrje që prindërit nga sot të sjellin nxënësit në shkolla, pasi mësimi do të fillojë.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar për vazhdimin e grevës në të gjitha komunat, madje SBASHK ka nisur edhe vizitat në shkolla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera