Lajme

Me mbi 5 mijë vota më shumë Smajl Latifi i AKK-së e deklasoi Visar Korenicën e LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 15 November 2021

Smajl Latifi, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për Rahovecin ka fituar bindshëm në këtë komunë duke kaluar me mbi 5 mijë vota kundër kandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

Latifi në raundin e dytë të zgjedhjeve arriti fitoren me 11.445 vota apo 65,32%.

E mbrapa tij mbeti Visar Korenica, i LVV-së  i cili arriti të sigurojë vetëm 6.076 nga qytetarët në Rahovec, ani pse pati më shumë vota se në raundin e parë.

-Advertisement-

Kujtojmë se në raundin e parë kandidati i LVV-së arriti të merrte 5,341 vota derisa fituesi i raundit të dytë, Latifi mori 10 mijë e  144 vota./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera