Rozë

“Më ka tradhtuar me 12 gra, i pashë të gjitha”, modelja e njohur demaskon të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 23 August 2021

Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhti. Përmes rrjeti të saj social Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhtuar me të paktën 12 gra.

“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të medieve. Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet.

Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështu që nuk ka rëndësi”, deklaroi modelja.
Nuk mund të jem e vetmja që luftoj për familjen time,” shtoi Rose.

-Advertisement-

“Unë kam qenë besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe respektit është qesharake dhe unë po i jap fund.

Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua.”

Rose dhe Edwards kanë qenë së bashku që nga shtatori i vitit 2018 dhe janë prindër të një djali, shkruan pagesix.

Themeluesja e Slutwalk u shpreh se ajo nuk do t’i bëjë publike emrat e grave që kishin lidhje me Alexander.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera