Sport

Më i paguari në MLS, futbollisti shqiptar lë pas Higuainin me shokë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 18 May 2022

Është një shqiptar njeriu më i paguar në Amerikë në futboll. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, më I vlerësuari financiarisht në Major League Soccer. Së fundmi u publikua lista e pagave të futbollistëve të angazhuar në kampionatin amerikan. Fantazisti i Chicago Fire, skuadër me të cilën ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2024, merr një pagë prej 8.2 milionë dollarësh në sezon. Futbollisti me origjinë shqiptare kryeson listën, një arsye e mirë kjo për Shaqirin që në moshën 30-vjeçare të vendoste vijimin e karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Interit dhe Bayernit, për të përmendur ekipet më të mëdha, nuk e ka fshehur kurrë se fluturoi drejt Chicagos për arsye ekonomike. Në pod, siç bën të ditur Major League Soccer Players Association, janë edhe sulmuesi i LA Galaxy, Javier Hernandez me 6 milionë dollarë dhe pastaj sulmuesi i Inter Miamit, Gonzalo Higuain, me 5.8 milionë dollar pagë.

Por rekordi i Shaqirit do të thyhet nga napolitani Lorenzo Insigne, që do të jetë zyrtarisht lojtar i Torontos, që nga 1 qershori 2022. Sulmuesi aktual i Napolit sigloi një kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe do të bashkohet me skuadrën e tij në rolin e “Designated Player”. Një rregull ky i njohur edhe si rregulli “Beckahm”, që u përfshi në vitin 2021 dhe që u lejon skuadrave amerikane të angazhojnë deri në 3 lojtarë që nuk hyjnë në tavanin e pagave (4.9 milionë dollarë për klubet e MLS në 2021 dhe 2022). Insigne do të ketë një pagë rreth 15 milionë euro neto (11.5 milionë plus bonsuet), një shifër kjo “faraonike” për MLS.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera