Lajme

Me emër e mbiemër, kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Fehmi Berisha

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 07 August 2024

Fehmi Berisha, ish i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka rrëfyer për torturat brutale të përjetuara nga Asllan Sllamniku, pjesëtar i UDB-së, pas arrestimit në vitin 1981.

Berisha në Debat Plus ka folur për dhunën brutale dhe torturat e vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Sllamniku dhe ndihmësit e tij.

Ai ka përmendur emrat mëposhtëm si pjesë e UDB-së

-Advertisement-

  1. Lorenc Selmani – Një nga hetuesit e sigurimit që ka marrë pjesë në arrestimin e tij.
  2. Shaban Zeqiraj – Një hetues që sipas Berishës nuk e ka torturuar gjatë hetimeve në Prishtinë.
  3. Sabah Muhaxheri – Një tjetër hetues që, bashkë me Zeqirajn, nuk e ka torturuar.
  4. Asllan Sllamniki – Hetuesi famëkeq që ka filluar torturat e dhunshme ndaj Berishës.
  5. Bezhgjet Bezhgjeti – Ndihmës i Sllamnikut nga Shkupi, i njohur për brutalitetin e tij, por Berisha dyshon se ky ka qenë shqiptar, pasi sipas tij, nuk fliste mirë shqip.
  6. Bafti Jakupi – Një tjetër ndihmës i Sllamnikut, profesor i fizkulturës nga Medvegja, që ka marrë pjesë në torturat.
  7. Musa (Baleci ose Bajgora?) – Një person tjetër që Berisha përmend në listën e torturuesve, por për të cilin nuk është i sigurt për mbiemrin e saktë.

Berisha përshkroi në detaje torturat brutale që ka pësuar, ku serbët e mbanin të lidhur ndërsa shqiptarët e godisnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera