Rozë

“Më duket se vdes për ty po nuk e pranon dot”, Egli pretendon se Jozi ka pëlqim për Gjestin

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 27 January 2025

Në një moment të tensionuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, banorët u vunë në qendër të një diskutimi interesant.

Egli, ishte ajo që bëri disa komente për marrëdhënien mes Jozit dhe Gjestit.

Egli, duke e vëzhguar Jozin që i shkonte pas Gjestit, u shpreh me humor por edhe me kritika: “Aman, mor burrë jepi pak vëmendje se vdiq, mbaroi, ama more aman se te është qep nga mbrapa.

-Advertisement-

Ky më duket se vdes për ty, por se pranon dot”, tha më tutje ajo.

Gjesti pastaj i thotë Jozit: “Pse po frikësohesh te lësh Lorin me mua?”

Ndërsa Jozi, i nervozuar, u përgjigj: “Ti s’po mundesh t’i bësh asgjë femrës tënde, e le më të tjerëve”.

Në këtë moment, Egli nuk e ndaloi reagimin e tij dhe tha: “Mos thuaj kështu, se pari nuk është se imja. Pse je kaq për tokë si njeri, pse je kaq i ulët, me tendencë e ke pasur që nga dita e pare”.

Jozi, i irrituar, iu kthye: “Pse po të djeg o zemra?” dhe tensioni vazhdoi.

Ky moment i ngarkuar me fjalë të ashpra tregoi se marrëdhëniet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të tensionuara, duke sjellë reagime të shumta nga të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera