Rozë

Me bikini dhe maskë, ja si do jenë rrobat e plazhit në kohën e Covid-19 (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 12 May 2020

Edhe pse Covid-19 ende nuk është zhdukur përfundimisht, shumë njerëz kanë nisur që të frekuentojnë plazhet.

Ndërkohë të tjerë janë duke u përgatitur për pushimet verore.

Për t’u ruajtur nga një infektim i mundshëm, në një vend me mijëra njerëz, siç janë plazhet, një stiliste italiane, ka krijuar trendin më të ri të quajtur “Trikini”.

-Advertisement-

“Trikinit” janë të ngjashme me bikinit, por veç të brendshmeve dhe reçipetave, “Trikinit” përmbajnë dhe maskë për fytyrën. Tiziana Scaramuzzo nga Senigallia e Italisë, filloi prodhimin e veshjeve të plazhit, “Trikini”, gjatë kësaj periudhë pandemie. Qëllimi i saj ishte që të mbante shpresën e njerëzve ende gjallë, pasi siç dihet Italia është një nga shtetet më të prekura nga kjo pandemi.

Fillimisht Tiziana shpërndau foto të vajzave të veshura me krijimin e saj të ri, por nuk e mendoi që do të merrnin vëmendje kaq të madhe. Megjithatë, Italia dhe shumë vende të Evropës kanë filluar të futen në fazën e lehtësimit të masave kufizuese dhe mundësia që plazhet të hapen është mjaft e madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera