Lajme

Me 8 dhjetor mbahet konferenca e parë vjetore e Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 07 December 2023

Këtë vit për herë të parë do të nisë konferenca e cila tashmë do të mbahet çdo vit e spitaleve private e organizuar nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPK).
Kështu kanë bërë të ditur nga kjo organizatë përmes një njoftimi zyrtar ku kanë bashkangjitur dhe agjendën e që në bazë të saj pjesë e kësaj konferencë do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Konferenca do të nisë me 8 dhjetor në orën 10:00 dhe do të mbahet në Hotel Emerald, shkruan Gazeta Infokus.
“Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës është organizatë e themeluar në vitin 2020 nga 32 Spitale Private të Kosovës, si një organizatë e pavarur. ASPK është organizatë e pavarur e cila mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj, siguron standardet e larta të kodit të etikës dhe ato mjekësore, promovon dhe mbron veprimtarinë e spitaleve private dhe profesionistëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore private, siguron edukimin e vazhdueshëm profesional dhe eshte e angazhuar me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të mbëjnë me kujdesin shëndetësor spitalor”, thuhet në njoftimin e ASPK-së.
Kjo është agjenda e plotë dhe temat e diskutimit:

Agjenda-finale1

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera