Më 20 janar nis shqyrtimi kryesor në rastin e ish-kryetarit të Kllokotit që ngarkohet për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 12 January 2022
Më 20 janar të këtij viti pritet të nis shqyrtimi kryesor në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, që ngarkohet për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësi i të akuzuarit Dejanoviq, avokati Elmi Qerimi.
Ndërsa, nga zyra e gjykatësit të rastit, Arben Hoti, është bërë e ditur se seanca do të fillojë nga ora 9:00.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 2 korrik 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Bozhidar Dejanoviq, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPRKS-së.
Sipas aktakuzës i akuzuari Dejanoviq në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, më 12 shkurt 2021, me dashje dhe me qëllim të cenimit të lirisë së përcaktimit të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme nacionale të mbajtura më 14 shkurt 2021, për zgjedhjen e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ka kanosur seriozisht punëtorët e Komunës së Kllokotit.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, i akuzuari Dejanoviq ka keqpërdorur edhe varësinë ekonomike të qytetarit Zoran Rodiq, ka ndikuar që të votojë për subjektin politik “Lista Serbe”.
Tutje thuhet se i pandehuri ditën e incidentit, ka organizuar disa takime me zyrtarët e komunës, ku në secilin takim kishin marrë pjesë 15-20 persona, ku i kishte urdhëruar që në zgjedhjet që do të mbaheshin pas dy ditësh ta votonin “Listën Serbe”, duke u thënë që të votojnë kandidatët e tij të preferuar me numrat 1,2,5,6 dhe 7 të këtij subjekti.
Më pas në aktakuzë thuhet se, zyrtarin Zejan Vlajkoviq, i akuzuari e ka urdhëruar të mbaj procesverbal për evidentimin e të pranishmëve, kurse nga të pranishmit ka kërkuar që të deklarohen se nga sa vota i kanë nga familjarët e tyre, dhe deri sa zyrtari Vlajkoviq po i evidentonte të dhënat, i akuzuari ua kishte shpërndarë të pranishmëve fletëvotimet dhe kimika me ngjyra të ndryshme, të cilat më pastaj i evidentoi në procesverbal duke shënuar lidhjen në mes të personit/familjes dhe ngjyrës përkatëse dhe krejt në fund i kanosi të pranishmit me fjalët se kush nuk do të votonte sipas urdhrave të tij do të ishte në luftë me të, sepse do të kishte pasoja për vendin e punës duke e përfunduar me paralajmërimin se kishte krijuar mekanizëm që do ta identifikoj secilin person i cili nuk do t’i bindej urdhrave të tij.
Tutje në aktakuzë thuhet se ditën e incidentit, i akuzuari e kishte thirr në zyrën e tij shtetasin Zoran Rodiq, nga i cili ka kërkuar që ta votojë subjektin politik “Lista Serbe”, kurse për kandidatë të votoj numrat 1,2,7,8 dhe 9, dhe për më tepër i akuzuari ka kërkuar nga personi në fjalë që subjektin dhe kandidatët e rekomanduar t’i votojë ai dhe e gjithë familja e tij.
Gjithnjë sipas aktit akuzues, shtetasi Rodiq kërkon nga i akuzuari të di se kush janë këta persona për çka, i akuzuari i thotë “ti duhesh me dëgju, pasi unë të kam ndihmuar… unë ju përgjigja se t’i çka më ke ndihmuar, kryetari më tha se të kam dhënë një pako ndihmë ushqimore…”, me ç’rast duke shfrytëzuar varësinë e tij ekonomike, i akuzuari ka ndikuar në vullnetin e lirë të Zoran Rodiq. si votues.

Të tjera
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Haradinaj: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar – bashkë me të tjerët
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së e ish...
-
Abdixhiku i prerë: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur q...
-
Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja – s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu parashikon se qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëv...
-
Hamza i reagon Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës ...
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...