Sport

McGregor e harron humbjen, argëtohet në jahtin 360m GBP (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 14 September 2017

Siç duket Conor McGregor tashmë e ka harruar humbjen ndaj Floyd Mayweather në Las Vegas muajin e kaluar.

Ai është në Spanjë duke i kaluar pushimet së bashku me miq dhe familjen e tij tash e disa ditë, transmeton Express.

Këtë e ka vërtetuar duke postuar foto nga ishulli i vogël spanjoll pranë Ibiza, Formentera, ku pranë tij ishte duke lundruar edhe superjahti 360m GBP.

-Advertisement-

Jahti Sailing Yacht A është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Më shumë se 100 milionë dollarët që McGregor fitoi në ndeshjen e boksit ndaj Mayweather kanë bërë që irlandezi të mos e ketë me nxitim kthimin në “oktogon”. Trajneri i tij, John Kavanagh ka thënë disa ditë më parë se është shumë e vështirë që McGregor të ndeshet para vitit 2018.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera