Lajme

McDonald’s  merr vendim të rëndësishëm në raport me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 16 May 2022

McDonald’s do të dalë nga tregu rus dhe do ta shesë biznesin e vet te një blerës vendas.

Kështu, kompania vendoset në radhët e shumë bizneseve perëndimore që janë tërhequr nga Rusia që nga pushtimi i saj në Ukrainë në muajin shkurt.

Në mars, McDonald’s mbylli të gjitha 850 restorantet e veta në vend, në të cilat ka deklaruar se punësonte 62 mijë njerëz.

-Advertisement-

Por kompania vendosi të bëjë një hap më tej.

Pas më shumë se 30 vjet operacionesh në vend, McDonald’s Corporation njoftoi se do të largohej nga tregu rus dhe ka nisur një proces për të shitur biznesin e saj rus.

“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s”, ka vijuar deklarata.

Kompania po kërkon të shesë “të gjithë portofolin e restoranteve të McDonald’s në Rusi te një blerës vendas”.

Dhe se pas shitjes, restorantet nuk do të mund të përdorin më emrin, logon, markën ose menunë e McDonald’s.

Në Rusi, ku McDonald’s menaxhon drejtpërdrejt më shumë se 80 për qind të restoranteve, përbën nëntë për qind të të ardhurave të kompanisë dhe tre për qind të fitimit operativ. /Albanianpost.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera