Lajme

McAllister me Listën Serbe: Prishtina urgjentisht ta heq taksën

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 01 March 2019

Një delegacion i  Parlamentit Evropian i kryesuar nga raportuesi për Serbinë, David McAlister,i cili po qëndron në Kosovë ka takuar një delegacion të Listës Serbe, përfaqësuesit e të cilëve u drejtuan parlamentarëve evropianë mbi siç njofton LS “problemet me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë”

Përfaqësuesit e kësaj partie dhe parlamentarët evropianë ranë dakord se është nevojë urgjente të hiqet urgjentisht taksa mbi mallrat nga Serbia dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi me qëllim që në fund të vendoset paqja në Ballkan.

Ky delegacion në orën 13:45 do të pritet në takim edhe nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera