Lajme

Mbytet në plazhin e Durrësit turisti nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 06 July 2020

Një qytetar nga Kosova është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Policia vendore bën me dije se të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B. 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Për pasojë pushuesi ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të premten një tjetër pushues nga Kosova, 73 vjeç, u mbyt gjatë larjes në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera