Lajme

Mbyllet të enjten për qarkullim për tri orë segmenti Kijevë-Dollc, shkak disa punime

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 02 December 2024

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten duke filluar nga ora 15:00 deri në ora 18:00 në segmentin Kijevë-Dollc do të ndalohet qarkullimi i veturave.

“Ju njoftojmë se më 04.12.2024, (e enjte) në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.3 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik”.

Po ashtu është bërë e ditur se kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.

-Advertisement-

Më tutje është bërë e ditur se të gjitha ekipet dhe individet e kontraktuar apo sipas detyrës (organi mbikëqyres “ERALD-G”, menaxheret përkatës, operatori ekonomik i kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK”) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndermarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera