Lajme

Mbyllet procesi zgjedhor në Dragash, Bexhet Xheladini zgjidhet kreytar i Degës së LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 15 July 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kapërcyer nëpër procesin e brendshëm zgjedhor. Sot, siç ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media në Komunën e Dragashit është mbyllur procesi zgjedhor dhe kryetari aktual i Komunës, Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i Degës.

“Dragashi ka mbyllur me sukses procesin zgjedhor, sot në Kuvendin X Zgjedhor të degës. Gjatë procesit janë përfshirë mbi 750 qytetarë dhe veprimtarë të LDK-së, të cilët ia besuan drejtimin e degës Dr. Bexhet Xheladinit, kryetarit aktual të komunës së Dragashit. Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini ishte demokratike dhe rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në komunën e Dragashit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në punimet e Kuvendit të Degës së LDK ka marrë pjesë edhe Gazmend Muhaxheri, i cili është edhe kryetar i Komisionit zgjedhor qendror të LDK-së.

-Advertisement-

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur Kuvendin Zgjedhor dhe përfundimin e procesit në Drgash sa demokratik aq dhe transparent. Kryetari Abdixhiku falënderon të gjithë veprimtarët e veprimtaret e LDK-së në Dragash që u angazhuan në gjithë procesin duke rikujtuar që na pret rrugëtim i gjatë së bashku”, thekson njoftimi.

Në fund thuhet se “Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon procesin e saj zgjedhor me angazhim të madh të veprimtarëve, aktivistëve e të rinjve e të rejave të cilët rrugën e re të nisur nga kryetari Abdixhiku po e shfaqin hapur e qartë drejt një angazhimi tjetër të përbashkët për jetë më të mirë në Republikën tonë ashtu siç e duam”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera