Lajme

Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarit për krime lụfte

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 18 December 2024

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbyllur për publikun seanca në rastin ku Zhivojin Neshiq akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjatë kësaj seanca është paraparë të jepen fjalët hyrëse nga palët në procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e kaluar, prokuroja speciale, Florije Shamolli-Salihu, propozoi që gjykimi të jetë i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe po ashtu ajo tha se edhe në aktakuzë është propozuar që gjykimi të jetë me dyer të mbyllura.

-Advertisement-

Ndryshe, gjykatësja Namani kishte bërë të ditur se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 26 gusht 2024, Zhivojin Neshiq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal Jogosllav, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143 paragrafi 1, nën paragrafi 1.6 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera