Sport

Mbyllet ndeshja mes Feronikelit dhe Dukagjinit

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 15 Shtator 2021

Skuadra e Feronikelit e ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kësaj radhe ‘industrialistët’ e kanë mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e katërt në Superligë.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golin e vetëm për vendasit e realizoi Ardi Qorri në minutën e 4’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Feronikeli kalon në vendin e pestë me 6 pikë, kurse Dukagjini mbetet i shtati me 2 sosh.

Ndeshjen e radhës, Feronikeli e luan në udhëtim te Malisheva, kurse Dukagjini e pret Prishtinën./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy