Lajme

Mbyllet edhe një shkollë në Prishtinë pasi 5 mësimdhënës dalin pozitiv me COVID

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 20 November 2020

Nga sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Asim Vokshi” në Prishtinë, do ta vijojnë mësimin në formë online.

Mësimi nga distanca ka filluar pasi 5 mësimdhënës të kësaj shkolla janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Përmes një njoftimi të shkollës është bërë e ditur se është marrë vendimi që shkolla të kaloj në skenarin C.

-Advertisement-

“Pas konfirmimit nga IKSHPK se ne shkollën tone kane rezultuar 5 mësimdhënës pozitiv me Covid 19, dje është marre vendimi qe shkolla te kaloj ne skenarin C-mësim online për 14 dite”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE:

Prishtina vatër e infeksionit edhe në shkolla, 313 nxënës e 156 mësimdhënës me COVID-19

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera