Lajme

Prishtina vatër e infeksionit edhe në shkolla, 313 nxënës e 156 mësimdhënës me COVID-19

Autori: H. Smajli 10:12 | 19 November 2020

Rritja e rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19, në Prishtinë ka ndikuar edhe në rritjen e këtij numri të rasteve pozitive në shkolla.

Të dhënat e fundit të cilat i ka dërguar për Gazetën inFokus, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë tregojnë një numër dukshëm të shtuar të rasteve pozitive e si pasojë shumë shkolla kanë kaluar përsëri në planin C apo mësimin online.

Që nga fillimi i procesit mësimor në shkollat e Prishtinës pozitiv kanë rezultuar 313 nxënës e 156 mësimdhënës.

-Advertisement-

“Nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 (muaji shtator 2020 e deri sot 18.11.2020) janë gjithsej 156 mësimdhënës dhe 40 persona staf i shkollës në shkolla fillore të mesme të ulëta (SHFMU) të Komunës së Prishtinës, si dhe 38 mësimdhënës dhe 11 staf i shkollës në shkolla të mesme të larta (SHML)”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Arsimit.

Ndërsa sipas tyre që nga  fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 (muaji shtator 2020 e deri sot 18.11.2020), janë gjithsej 248 nxënës të infektuar me virusin COVID-19 në shkolla fillore të mesme të ulëta (SHFMU) dhe 65 nxënës në shkolla të mesme të larta (SHML).

Si pasojë e shtimit të rasteve  8 shkolla kanë kaluar përsëri në mësimin online.

Aktualisht janë pesë shkolla fillore të mesme të ulëta dhe tri shkolla të mesme të larta të Komunës së Prishtinës që punojnë në skenarin C./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera