Rozë

Mbyllet çështja, Ermal Meta do të këndojë në “Sanremo”

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 08 February 2018

“Pas vlerësimeve të bëra, kënga e Ermal Meta dhe Fabrizio Moro nuk do të përjashtohen nga gara, pasi kënga e tyre përputhet me kërkesat e reja të rregullores”.

Ka qenë kjo deklarata për mediat të shpërndarë nga ana e departamentit ligjor të RAI.

Në komunikatë bëhet me dije se kënga e Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Ti nuk ke bërë asgjë për mua”, nuk përmban fragmente nga kënga” Silenzio” e prezantuar në Sanremo në vitin 2016.

-Advertisement-

Për më tepër, shpjegohet në komunikatë, nga analiza e thellë u konstatua se të dy pjesët kanë skica, kohëzgjatje, tekste dhe melodi të ndryshme.

Përfundimi është se të dy këngët, megjithëse paraqesin analogji, nuk janë të njëjta.

“Ti nuk më ke bërë asgjë” është këngë e re dhe si e tillë do të mbetet në garë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera