Sport

Mbyllen takimet e luajtura sot në Superligën e Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 15:02 | 01 December 2018

Në elitën e futbollit kosovar sot janë zhvilluar katër duele mjaftë interesante që i kanë takuar  xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus

Në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” Feronikeli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Flamurtarit më rezultat 2-0, më golat e realizuara nga Yll Hoxha në minutën e 16’ dhe Kastriot Rexha në minutën e 56’.Feronikeli pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë ne tabelë më 39 pikë, 2 më shumë se Prishtina e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

-Advertisement-

Takimi tjetër mjaftë interesant që u zhvillua në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Lirisë, i ka takuar skuadrës llapjane e cila ka fituar më rezultat 1-0 më golin e realizuar nga Hamdi Namani në  minutën e 31’.Më këtë fitore Llapi mbanë hapin më Feronikeli e Prishtinën ku tani ka 35 pikë, 4 më pak se Feronikeli.

Në  Skenderaj, Drenica ka fituar lehtësisht më rezultat 5-0 kundër KEK-ut.

Ndërsa në stadiumin e qyteti në Gjilan, Gjilani e ka mposhtur Ferizajn më rezultat minimal 1-0 më golin të cilin e realizoi nga pika e bardhë Ansi Nika në minutën e 61’.

Rezultatet pas përfundimit të ndeshjeve

Feronikeli 2-0 Flamurtari

Llapi 1-0 Liria

Drenica 5-0 KEK-u

Gjilani 1-0 Ferizaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera