Sport

Mbyllen duelet e Ligës së Parë, këto janë rezultatet

Autori: E.M 15:14 | 02 March 2019

Në kuadër të javës së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës janë zhvilluar tri takime, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj”, Istogu ka shënuar fitore më rezultat të lartë 3-0 përballë Vitisë.

Golat për fitoren e “Troftave” i realizuan Florent Hoxhaj 2x dhe Qendrim Jahaj.

-Advertisement-

2 Korriku e ka mposhtur Arbërinë më rezultat 3-0, derisa fitore ka realizuar edhe Fushë Kosova e cila e ka mposhtur Ramiz Sadikun më rezultat 3-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera