Lajme

Mbyllen disa shkolla në Kosovës, infektohen qindra nxënës e mësimdhënës

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 27 October 2020

Shpeshtimi i rasteve me koronavirusë ka bërë që shumë shkolla në Kosovë të mbajnë mësim konform udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Shëndetësisë e asaj të Arsimit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Diellza Kukaj sipas raportit të fundit të inspektorit për regjistrimin e rasteve për Gazeten inFokus ka treguar se në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID19, 130 nxënës dhe janë infektuar 148 mësimdhënës.

Ndërsa, janë 14 shkolla të cilat po mbajnë mësim sipas planit C.

-Advertisement-

“Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C janë gjithsej 14: Istog 1 shkollë, Pejë 1 gjimnaz dhe 1 SHFMU, Prishtinë 3 shkolla dhe Lipjan 8 shkolla”, ka thënë Kukaj për Gazeten inFokus.

Pavarësisht që viti i ri shkollor është dashur të niste më 1 shtator, u shty për shkak se institucionet shkollore nuk i kishin bërë përgatitjet e duhura dhe nga 14 shtatori MASH ka marrë vendim për hapjen e shkollave në kushte pandemie.

Që nga rasti i parë pozitiv me Covid19 në Kosovë, deri tani janë 18.148 raste që kanë rezultuar pozitiv./Gazeta inFokus/

 

Leoreta Abazi 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera