Mbushen arkat e partive politike: KQZ-ja ua ndanë mbi 4 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 19 January 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka ndarë subjekteve partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend 4 milionë e 200 mijë euro.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Albanian Post se këto mjete ndahen duke u mbështetur në Ligjin për Financimin e subjekteve politike dhe rezultatet e certifikuara në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“KQZ-ja, duke u mbështetur në ligjin për financimin e subjekteve politike si dhe në rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021, mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023”, tha Elezi.
“Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00€”.
Sipas të dhënave të ofruara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje që ka numrin më të madh të deputetëve do të përfitojë më së shumti nga ky fond, më shumë se 2 milionë euro.
Pas saj renditen PDK-ja me 665 mijë euro, LDK-ja me 525 mijë euro e AAK-ja me 280 mijë euro.
Ndërkaq, nga subjektet politike të komuniteteve jo shumicë, më së shumti do të përfitojë Lista Serbe me 9 deputetë, 315 mijë euro, KDTP-ja 70 mijë euro dhe nga 35 mijë euro subjektet politike si GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija VAKAT, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Romani Iniciyativa, Nova Demokratska Stranka, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska Partija, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës./AP
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...