Fun & Video

Mbroni kafshët shtëpiake nga zagushia

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 09 August 2018

Këshillat si të mbrojmë edhe kafshët shtëpiake që ashtu si ne vuajnë të nxehtin e këtyre ditëve.

Mes rregullave që duhen ndjekur për të mbrojtur edhe miqtë tanë, ndër më të rëndësishmet janë:

* Mos lini asnjëherë një kafshë të mbyllur në makinë. Në këtë vapë, kafsha mund të vdesë brenda pak kohe, mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta,

-Advertisement-

* Sigurohuni që ka kafsha mund të gjejë gjithnjë një vend në hije dhe të ketë ujë të freskët me bollëk

* Mos detyroni qentë të mundohen së tepërmi. Këto ditë të nxehta është mirë që të nxirren shëtitje në mëngjes dhe në darkë vonë kur freskon disi.

* Mos mbani akuariumin nën rrezet e diellit. Ndërroni ujin rregullisht dhe hiqni algat që formohen.

* Mos lini kanarinat në ballkon nën rrezet e diellit.

* Kontrolloni rregullisht miqtë tuaj mos kanë parazitë të jashtëm apo vezë mizash.

* Mundohuni t’u aplikoni paraprakisht anti-parazitar të përshtatshëm sipas species dhe madhësisë.

* Qethni gëzofin e kafshëve. Kjo do t’i ndihmojë kafshët të rregullojnë temperaturën e trupit.

* Mbaj tasin e tyre të ujit plot me ujë. Kafshët kanë nevojë për ujë që të rregullojnë temperaturën e trupit. Mbani i ujin në tas të freskët dhe tasin e pastër. Bakteret dhe algat mund të rriten lehtë nga vapa dhe të ndotin ujin.

* Mbroni putrat nga nxehtësia e sipërfaqes duke përdorur zorrë uji në zona të caktuara. Në kohë të nxehta mund të digjen shumë lehtë këmbët dhe kjo është shumë e dhimbshme për kafshët tuaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera