Sport

Mbrojtja më e mirë në histori? Xavi vendos në shënjestër rekordin e Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 24 April 2023

Barcelona është shumë pranë rikthimit në fronin e LaLigas teksa katalanasit pasi kaluan edhe një pengesë si Atletico Madrid duke i mposhtur kryeqytetasit minimalisht 1-0 në Camp Nou, e gjejnë veten plot 11 pikë para Real Madrid. Me tetë ndeshje të mbetura në kalendar, duket e vështirë që skuadra e trajnerit Xavi Hernandez të “rrëshkasë” dhe të “hedhë në erë” sezonin.

Në këtë kampionat, katalanasit kanë dominuar dhe përveç titullit, kanë luksin që në javët e mbetura të kthejnë vëmendjen edhe nga rekordet që mund të mbërrijnë. Një i tillë është edhe ai i golave të pësuar.

Reparti defensiv ka rezultuar hermetik dhe në 30 ndeshje të kampionatit, blaugranat kanë pësuar vetëm nëntë gola duke u konfirmuar si mbrojtja më e mirë në katër kampionatet kryesorë të Europës. Barça ia ka dalë me sukses që nga 30 ndeshje të LaLigas, 23 prej tyre t’i mbyllë pa pësuar gol. Tashmë, në tetë javët e mbetura, objektivi i Ter Stegen me shokë është të mos pësojnë më shumë se gjashtë gola për t’u konfirmuar si mbrojtja më e mirë në histori.

-Advertisement-

Nëse ia dalin me sukses, atëherë Xavi dhe të besuarit e tij do të thyenin rekordin e Jose Mourinhos me Chelsean. Në sezonin 2004/05, londinezët nën drejtimin e luzitanit pësuan vetëm 15 gola dhe ende sot e kësaj dite mbajnë rekordin historik. Por, Barça është shumë pranë vendosjes së një rekordi të ri dhe duke parë se skuadra e Xavit pëson mesatarisht një gol për tre ndeshje, i ka të gjitha shanset për t’ia dalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera